Blerim Latifi, Këshilltar Politik i Kryeparlamentarit Veseli, përmes një prononcimi dhënë Gazetës Express ka komentuar mosprezencën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK’së në seancën së sotshme solemne të Kuvendit të Kosovës.
“Është hipokrizi kur milionerët e AAK-së flasin për bukën e gojës të qytetarëve të varfër, ndërsa liderët e Vetëvendosjes vuajnë nga dëshira obsesive e majtizimit ekstremist për ti thënë jo NATO-s dhe SHBA-ve, sepse 12 qershori është datë e lidhur pandashëm me NATO-n dhe SHBA-të” ka thënë Latifi
“Kryetari i Kuvendit të Kosovës, z.Veseli që nga fillimi ka qenë i përkushtuar për praktikën që deputetët e të gjitha forcave politike të kenë gjithë hapësirën e duhur për t’i shprehur pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre, në shumë raste edhe duke anashkaluar Rregulloret e punës së Kuvendit”, ka shtuar ai.
“Rasti më i fundit është seanca e mbajtur në nder të heroit tonë Isa Boletini. Angazhimi në këtë drejtim i kryetarit Veseli do të jetë i vazhdueshëm në funksion të qëllimit që Kuvendi i Kosovës të jetë sa më efektiv në punën e tij”, ka shtuar ai.
/express/