Profesori Blerim Latifi ka komentuar vizitën e dështuar të kryetarit të VV-së, Albin Kurti, dhe ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, në Mitrovicë. Sipas tij, Kurti gjithë propagandën e ka bërë me Mitrovicën.
“Unë e mirëkuptoj edhe e çmoj mënyrën se si ka vepruar z.Kurti’, thotë Latifi në Pressing.
“Do të thotë, nuk ka pasur rrugë tjetër përveçse me u tërheq përndryshe ka mujt me u shkaktu incident, madje edhe gjakderdhje, të cilat pastaj do të kishin pasur pasoja për Kosovën”, shtoi ai.
“Konsideroj se ky incident faktikisht e ka shemb një nga adutët më të fuqishme të cilat Vetëvendosja i ka përdorë këtyre viteve për t’i goditur kundërshtarët”, theksoi Latifi.