Latifi: Bota po ndryshon, Arabia po lejon konsumimin e alkoolit, veç këta talibanët tanë s’po e marrin vesh ende

E publikuar: 27/05/2025 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Analisti Blerim Latifi ka bërë edhe një reagim me konotacion fetar, duke u marrë sërish me një pjesë të myslimanëve.

Ai ka thënë se vërtet bota po ndryshon rrufeshëm, shkruan infosot.com

Latifi ka shkruar se si siç ka thënë ai Arabia Saudite po lejon lonsumimin e alkoolit.

“Ja një lajm i ri: Arabia Saudite ka njoftuar një ndryshim të rëndësishëm në ligjin e saj për alkoolin. Për herë të parë pas 73 vjetësh, mbështetur në planin e saj të reformës “Vizion 2030″, vendi ka vendosur të lejojë konsumimin e alkoolit. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi në vitin 2026 dhe do të përfshijë rreth 600 lokacione, si hotele luksoze, resorte dhe zona të tjera të vendit të frekuentuara nga turistët. Kështu pra feja, si gjithmonë gjatë historisë, edhe tash duhet t’i nënshtrohet interesit ekonomik dhe atij politik. Tash çka mbetet është që klerikët atje të dalin dhe të thonë se ka qenë keqkuptim ideja se Islami e ndalon alkoolin.
Vërtet bota po ndryshon! Veç këta talibanët tanë nuk po e marrin vesh ende”, shkruan Latifi.