Latif Gashi jep dorëheqje nga pozita e deputetit

30.11.2015 14:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Latif Gashi jep dorëheqje nga pozita e deputetit

Ish- deputeti I kuvendit të Kosovës ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si deputet. Vendimin ia ka dërguar me shkrim edhe Kryetart të Kuvendit të Republikes së Kosovës, Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosoves.
Vendimin ai e ka marrë pasi Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin e tij për krime lufte me 6 vite burg, shkruan Express

Kjo është letra e plotë e Gashit:

– Para disa ditësh Gjykata e Apelit e ka konfirmuar nje dënim të padrejtë të një procesi gjyqësor që kishte nisur me 28 janar 2002. Në këto 14 vjet unë i kam vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit. Unë kam të drejtë kushtetuese për lirim me kusht, meqë pjesën dërrmuese të dënimit unë e kam shlyer. Në dispozicion timin, gjithashtu, kam edhe mjete të tjera juridike, qoftë në kuadër të Gjykatës Supreme, ose edhe në Gjykatën Kushtetuese.

Mirëpo, për hirë të interesit të vendit tonë, për hirë të proceseve politike nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës;

– Unë, Latif Gashi, jap dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Unë dëshiroj t’i falendëroj votuesit e mi, për besimin që ma dhanë, me votën e tyre, për të qenë deputet në Kuvendin e Koosvës në dy mandate. Unë do të vazhdoj të jam pranë elektoratit tim, edhe pasi të largohem formalisht prej sallës së Kuvendit të Kosovës.

Besimi që kishin qytetarët në mua ka më shumë vlerë se sa proceset e montuara gjyqësore. Për këtë arsye, i siguroj qytetarët, votuesit e mi, që pa marrë parasysh se ku do të gjendem fizikisht, se ku do të jap kontributin tim, unë do të jam pranë tyre. Do të punoj për ta dhe do të angazhohem për të.

Pa marrë parasysh këtë epizod të pakëndëshëm, unë do të vazhdoj të jam i përgjegjshëm edhe ndaj institucioneve të vendit tim. Do t’i respektoj vendimet e tyre, më pëlqyen ose jo mua.

Gjaku i dëshmorëve, i derdhur për ketë vend, gjymtyrët e humbura të invalidëve të luftës, lufta e veteranëve, sakrifica e qytetarëve, do të janë busulla ime jetësore.

Do të jam mirënjohes dhe falenderues ndihmës së madhe të aleatëve tanë, SHBA’ve, Gjermanisë, Francës, Anglisë dhe gjithë atyre që na ndihmuan në përpjekjen tonë për të pasur ketë shtet, që tash e kemi.

Me respekt,

Latif Gashi

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Haxhiu: Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, por për marrëveshje

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Kurteshi: S’mund të arsyetohet mbajtja peng e Kosovës, liderët kanë shumë inat e lakmi

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

Gjini: Kosova është e infiltruar nga shërbimet sekrete armike, sa spiunë të tjerë mund të jenë në majat e pushtetit?

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

LDK-ja refuzon takimin me Haxhiun, Abdixhiku: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Pritjet nga Haga: Thaçi e të tjerët duhet të lirohen

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

Tahiri: Kosova nuk mund të mbahet peng nga kalkulimet e Albin Kurtit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

PDK e AAK refuzuan takimin, Haxhiu: Veprim i gabuar dhe i pamatur – nyja është çështja e Presidentit

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

“Manipulim i radhës nga Kurti”: PDK e AAK refuzojnë takimin me Haxhiun, LDK ende s’jep përgjigje

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Gjenden mbetje eshtërore edhe të tre individëve gjatë gërmimeve në Kalludër të Zubin Potokut

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Ftesa e Haxhiut për liderët partiakë për takim konsultativ për Presidentin, kjo është letra që ia dërgoi Bedri Hamzës

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Shala: Qëndrimi i LDK-së ka krijuar një realitet krejt të ri politik në Kosovë

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Lavrovi-Serbisë: Pa e njohur Kosovën shtet, harrojeni BE-në

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

Sveçla: Rreth 5 mijë aplikime për shtetësi brenda gjashtë muajve

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit

Haradinaj paralajmëron protesta e bllokada: Do të jenë përgjigjja ndaj Kurtit