‘Last Dance’ e shqiptares, kënga e ditës në BBC Radio1 (Foto/Video)

E publikuar: 03/03/2016 13:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Last Dance’ e Dua Lipës do të transmetohet gjatë gjithë disa herë në BBC Radio1 pasi është përzgjedhur si kënga e ditës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë e Facebookut.

Prishtinasja është shprehur tejet e gëzuar dhe ka kërkuar nga të gjithë fansat e saj që t’i shkruajnë në Twitter kur ta dëgjojnë këngën në radio.

Kujtojmë se kënga tashmë ka arritur mbi 1 milion klikime në kanalin muzikor të Youtubes.