Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës 19:00, i dënuari me inicialet B.R. është larguar nga Qendra Korrektuese Smrekonicës.
B.R po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë, ishte i dënuar me tre muaj e dhjetë ditë për veprën penale “vjedhje”, transmeton Klan Kosova.
“Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia”.
“Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me dënime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit”.