Largohet nga puna, pasi refuzoi të shkoi në shtrat me shefin

E publikuar: 17/06/2015 12:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hanna Bouveng nga Nju Jorku, e cila thotë se Benjamin Wey e kishte punësuar vetëm pse i kishte pëlqyer, tani ka ngritur padi kundër tij nga edhe i cili kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 54 milion dollarë.

Një grua e re, që pretendon se shefi i saj një financier në Wall Street e kishte detyruar të kryej marrëdhënie seksuale me të, po kërkon dëmshpërblim në vlerë prej 54 milion dollarë.

Gjatë seancës dëgjimore, Bouvend e cila thotë se ishte punësuar nga Wey vetëm se ai e kishte atë pikë të dobët, ka pranuar se kishte mbetur e “e përulur” kur u detyrua të shkoj në shtrat me të.

Por historia e saj nuk ndalon me kaq, pasi ajo ka thënë se ai e kishte detyruar të vishet me rroba më provokative, dhe në momentin që i kishte thënë se nuk dëshiron më të shkoj në shtrat me të ajo ishte pushuar menjëherë nga puna.