Largimi i SHBA-ve, Selimi reagon pas veprimeve të Këshillit Prokurorial

E publikuar: 10/10/2020 16:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka reaguar pas reflektimit që ka bërë Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, pas daljes së SHBA nga procesi i përzgjedhjes së anëtarëve prokurorë të këtij këshilli dhe po ashtu kryeprokurorëve.
Ai me anë të një postimi ka thënë se një veprim i tillë i KPK-së është një lajm i mirë, përmes së cilit synohet përmbyllja e procesit të rishikimit funksional.
Organi i akuzës mbetet gardian i shtetit të së drejtës. Bashkë do të forcohemi për prokurorë të pavarur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Selimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Lajm i mirë reflektimi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, me të cilët synojmë që së bashku ta përmbyllim procesin e Rishikimit Funksional.
Vetëm duke bashkuar fuqitë mund të ndryshojmë ligjin, i cili do të rregullojë përzgjedhjen e prokurorëve në mënyrë transparente, objektive dhe me meritokraci. Vetëm në këtë mënyrë mund të përmirësohemi dhe nuk duhet që të humbim besimin në sistetmin tonë prokurorial.
Organi i akuzës mbetet gardian i shtetit të së drejtës. Bashkë do të forcohemi për prokurorë të pavarur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.