Vitin e kaluar Asus ZenBook Pro nuk ishte një laptop i mirë por kishte një cilësi që e bënte joshës për shumë blerës potencialë. ScreenPad, një ekran në madhësinë e një smartfoni i cili zëvendësonte trackpadin tradcional.
Këtë vit Asus ka vendosur që ta aplikojë ScreenPad tek mbarë linja e laptopëve. ScreenPad 2.0 funksionon sikur të ishte smartfon. Asus ka rimodeluar ndërfaqen me butona dhe ikona të stilit Android.
Ekrani është shumë më i mirë sesa trackpadi që shikoni tek shumica e laptopëve Windows. Linja ZenBook e 2019 vjen në tre madhësi 13-inç, 14-inç dhe 15-inç. Të gjithë kanë procesorë Core i7 por modeli 15-inç mund të pajisjet me kartë grafike Nvidia GTX 1650 Max-Q ndërsa versionet e vogla me vetëm një MX250.
Një prej ankesave më të mëdha për laptopët në fjalë ka qenë jetëgjatësia e dobët e baterisë. Asus thotë se ScreenPad 2.0 është ridizajnuar së bashku me softuerin e laptopit për ta përmirësuar. Asus thotë se jetëgjatësia e baterisë është rritur me 2.5 herë.
ScreenPad së shpejti do të implemenohet edhe tek linja VivoBook, linja me kosto të ulët e laptopëve Asus. Modelet e 2019-ës 13-inç dhe 15-inç ka procesorë Core i7 dhe grafika MX250.
Dhe së fundi, me trackpadin e ri i cili tashmë është ekran mund të luani Candy Crush Saga. /PCWorld Albanian