Joan Laporta është gati që të kandidojë për postin e presidentit të Barcelonës, pasi ka plotësuar kushtin për garanci financiare (prej 76 milionë eurosh), të nevojshëm për të garuar për atë pozitë.
‘Liga de Futbol Profesional’ (LFP) që është përgjegjëse për të dyja ligat profesionale në Spanjë, kërkon garanci prej 15 për qind të shpenzimeve të klubit nga kandidatët, para se t’u lejojë konkurrimin.
Laporta akoma nuk e ka konfirmuar publikisht nëse do të jetë në garë për presidencën e Blaugranëve, por tashmë ka mbledhur mbështetjen financiare të nevojshme për ta bërë këtë.
Pritet vetëm njoftimi formal i kandidimit të tij në javët e ardhshme.
52-vjeçari ka qenë president i Barcës gjatë viteve 2003-2010. Në vitin 2008, ai e angazhoi Pep Guardiolan në postin e trajnerit dhe gjatë asaj kohe klubi shënoi periudhën më të suksesshme në histori. /Telegrafi/