Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim përmes projektit “Përkrahje përpjekjeve kundër korrupsioni në Kosovë II” mbështetur nga qeveria zvicerane dhe daneze në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, kanë lansuar Udhëzuesin Anti-Korrupsion për Mësimdhënës dhe Nxënës.
Ky program është bërë enkas për klasat e gjashta, ku nxënësit do të kenë mundësi t’i marrin mësimet si model shtesë në lëndët: Gjuhë Shqipe, Gjeografi, Histori dhe Edukatë Qytetare, njofton Klan Kosova.
Eksperti i arsimit, Bujar Gallopeni nga UNDP, ka thënë se temat që lidhen me këtë udhëzues duhet të përfshihen në kurrikulën e arsimit parauniversitar, duke thënë se MASHT do të duhej të monitoronte zbatimin e tij.


















