Sot në Kosovë po qëndron ministri i Shtetit për Forca të Armatosura i Britanisë së Madhe, Mark Lancaster, i cili më parë është takuar me Presidentin Hashim Thaçi.
Më pas Lancastes është takuar edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj, ku ka thënë se është kthyer në Kosovë pas 18 vitesh që të shohë zhvillimet e FSK-së.
Gjatë një konference të mbajtur me kryeministrin, ai ka thënë se transformimi i FSK-së në ushtri është në gjysmë të rrugës, kurse çelësi i këtij problemi është partneriteti me NATO-n.
Më pas, Haradinaj ka theksuar se transformimi i FSK-së në ushtri do të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese, e kjo, sipas tij, do të bëhet në kohë optimale.
Lancaster gjatë ditës do të zhvillojë vizitë edhe në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ku do të pritet nga ministri Rrustem Berisha.

















