Lamtumirë Real, Pepe befason me skuadrën e re

E publikuar: 09/05/2017 09:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pepe pritet të transferohet në Paris Saint Germain gjatë verës
Mbrojtësi portugez, Pepe pritet të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit, pasi gjatë verës do t’i skedoj kontrata me Los Blancos.

Sipas El Larguero, ish anëtari i Portos pritet të transferohet te gjiganti francez, Paris Saint Germain, gjatë verës.

Thuhet se reprezentuesi i Portugalisë pëlqehet nga trajneri i ekipit francez, Unai Emery, përcjell Express.

Por, Pepe ka oferta edhe nga Galatasaray, Manchester City dhe disa skuadra të Superligës së Kinës. /Express/