Angel Di Maria mund të transferohet në Inter gjatë janarit
Drejtuesit e ri të Interit po synojnë që ta përforcojnë skuadrën me emra të mëdhenj.
Sipas Mirror, Nerazzurrët i kanë drejtuar sytë kah ylli i Paris Saint-Germain, Angel Di Maria, përcjell Express.
Objektiv i Interit ishte ylli i Real Madridit, James Rodriguez, por ky i fundit një herë e ka refuzuar transferimin në San Siro.
Di Maria mund t’i bashkohet Interit në janar për rreth 50 milion funte (59 milionë euro), përcjell Express.


















