“Lamtumirë Premierligë”

E publikuar: 06/04/2017 10:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pep Guardiola ka thënë se Manchester City është jashtë garës për titullin e Premierligës
Chelsea ka bërë një hap të rëndësishëm drejt titullit të Premierligës, pas fitores 2:1 ndaj Manchester Cityt.

Pas kësaj humbje City mbetet në vendin e katërt me 14 pikë më pak se Chelsea dhe kjo është e mjaftueshme për trajnerin Pep Guardiola, i cili tha se ata nuk mund ta fitojnë më titullin.

“Premierliga ka marrë fund për ne. Tashmë gara është vetëm ndërmjet Chelseat dhe Tottenhamit. Ne tani duam një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve”, tha Guardiola gjatë konferencë për media. /Express/