Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Marc Bartra do të largohet nga klubi pas përfundimit të këtij sezoni.
Marc Bartra do të largohet nga Barcelona pas përfundimit të këtij sezoni.
Qendërmbrojtësi është duke luajtur fare pak gjatë këtij edicioni.
Andaj, ai do të kërkojë një skuadër të re gjatë afatit kalimtar të verës, ka njoftuar ish menaxheri i tij, Magico Diaz.
“Nëse vazhdon kështu, është normale se do të largohet nga Barcelona në verë. Jam i sigurt”, deklaroi Diaz për të përditshmen sportive katalane “Mundo Deportivo”, përcjell “Lajmi.net”.
Bartra është duke vuajtur të depërtojë në formacionin bazë të trajnerit Luis Enrique.
/lajmi.net/