Lama paralajmëron befasi për të premten

E publikuar: 24/02/2016 21:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja Alma Lama, që bën pjesë në radhët e LDK-së, ka premtuar befasi për seancën e së premtes, kur do të votohet Hashim Thaçi për president i vendit.

Lama, që është kontaktuar nga Koha.net, nuk ka treguar se si do të veprojë të premten, por që ka premtuar befasi.

“Do ta kuptoni të premten, do te jetë surprizë. Po përdorë edhe unë taktikat e mia”, ka thënë Lama për Koha.net.

Koha.net ka provuar që komunikojë me deputetët që më parë kanë qenë diskutabil për zgjedhjen e Thaçit president, Armend Zemaj, Vjosa Osmani, Arben Gashi e Anton Quni, por deputetët në fjalë nuk janë lajmëruar.