Sergio Busquets ka nënshkruar kontratë të re 5-vjeçare me Barcelonën në të cilën përfshihet edhe një klauzolë për lirimin e tij. Çdo skuadër e cila dëshiron shërbimet e mesfushorit spanjoll duhet t’i paguajë katalunasve 200 milionë euro.
27-vjeçari është njëri nga lojtarët kyç në skuadrën e Enriques dhe varësisht sa ndeshje do të luajë, kontrata e tij mund të rinovohet edhe për dy vite të tjera, pra deri më 2021.
Busquets ka bërë 384 paraqitje me fanellën e Barçës, duke shënuar 12 gola. Gjatë kësaj kohe, ai ka fituar 23 trofe, përfshirë, 6 kampionate dhe 3 Champions.