Trajneri i Bayernit, Pep Guardiola me shumë mundësi nuk do llogarit në shërbimet e Bastian Schweinsteiger, për ndeshjen e DFB Pokal ndaj Bayer Leverkusenit.
Mesfushori gjerman u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen ndaj Dortmund dhe duket se do ta humbasë një ndeshje mjaft deçizive. Pas ekzaminimeve, ai nuk ka pësuar një lëndim siç pritej nga mjekët e Bayern, por do ta humbasë sfidën çerek-finale në BayArena./veqsport.com/