“Avokati Xhevdet Krasniqi, ka kërcënuar me jetë Drejtorin e Vala-s, Agron Mustafa, në zyrën e tij, që gjendet në objektin e Telekomit të Kosovës, lagjen Ulpiana, të premten rreth orës 10:30, por rasti është denoncuar zyrtarisht të hënën.
Zyrtarë nga Policia e Kosovës, konfirmuan të martën rastin e kërcënimit të paraqitur nga Drejtori Menaxhues i Vala-s, Agron Mustafa, rast i cili nuk është evidentuar në raportin e përditshëm të policisë gjatë ditës së sotme.
Vet Drejtori i Vala-s, Agron Mustafa, i konformoi gazetës Blic se ka pasur kërcënim të cilin e ka denoncuar në Polici, por nuk pranoi të japë shpejgime të mëtutjeshme se kush e ka kërcënuar dhe si ka ndodhur rasti.
Në bazë të raportit policorë të siguruar nga Gazeta Blic, Mustafa ka raportuar të jetë kërcënuar nga avokati Xhevdet Krasniqi, për shkak se gruaja e tij nuk është emëruar Drejtoreshë e Resurseve Njerëzore në Telekomin e Kosovës-Vala.
Zyrtarët Policorë, të cilët nuk proferojnë të citohen për shkak të ndjeshmërisë së rastit, pohuan së Avokati Xhevdet Krasniqi, vazhdmisht ka bërë probleme rreth emërimit të gruasë së tij, në pozitën e drejtoreshës së burimeve njerzore në PTK.
Ai duke keqpërdorur emrin e familjes legjendare Jashari, pati sulmuar dhe dhunuar fizikish ish drejtorin e Burimeve Njerezore te PTK- së së atëhershme, tashmë të pensionuar, Besnik Jani.
“E gjithë PTK dhe Policia ishin në dijeni të rrahjes së Drejtorit Besnik Jani në zyrën e tij nga ana e Xhevdet Krasniqit, por rasti nuk u hap zyrtarisht për shkak se Krasniqi vazhdimisht thiret dhe keqpërdorë emrin e nderuar të familjes Jashari”, tha zyrtari policor.