Forcat e Policisë janë larguar nga lagjia “Dardania” pas aksionit të sotëm që ndodhi për largimin e atyre që besohet se janë uzurpatorë të banesave që nga viti 1999, njofton Klan Kosova.
Disa nga banorët po vazhdojnë të qëndrojnë para banesave në një tendë që e kanë ngritur për të kundërshtuar këtë aksion derisa disa prej tyre janë kthyer në banesat e tyre.
Shumë prej tyre janë shprehur të shqetësuar lidhur me rastin e të miturës që ka rënë nga ballkoni pikërisht në këto banesa, në rrethana që akoma nuk janë sqaruar.