LAJMI I FUNDIT: Kosova e mposht Serbinë në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv

E publikuar: 24/01/2017 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Serbia del humbëse edhe në një sferë në duel me Kosovën. Në fakt, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë e ka hedhur poshtë ankesën e Federatës së Futbollit të Serbisë në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në UEFA e FIFA, shkruan RTK.

Serbia iu drejtua kësaj gjykate pasi në maj të vitit të kaluar Federata e Futbollit e Kosovës u anëtarësua fillimisht në UEFA e më pas edhe në FIFA. Serbia parashtroi ankesë me pretekst se me anëtarësimin e Kosovës u shkel Statuti i UEFA-s, mirëpo edhe Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka konstatuar se nuk ka pasur shkelje dhe Kosova me të drejtë është bërë pjesë e familjes evropiane dhe botërore të futbollit.