LAJMI I FUNDIT: Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi lirohen nga paraburgimi

E publikuar: 29/12/2017 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Donika Kadaj Bujupi janë liruar nga paraburgimi.

Gjykatësi ka vendosur që ata të mbrohen në liri.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më datën tre janar, shkruan Lajmi.net.

Kurti, Kadaj-Bujupi së bashku me Albulena Haxhiun dhe Faton Topallin dyshohen për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Prokurori i rastit, Valdet Gashi ka kërkuar sot nga trupi gjykues që të dyshuarit të dënhoen pasi është vërtetuar se ata janë fajtorë.

Kurse, mbrojtja ka kërkuar që deputetët të lirohen nga akuzat pasi janë të pafajshëm.