Lajmërohet Kukaj nga stacioni policor ku po mbahet Molliqaj: Urdhërarrestin po e shkruajnë në këto momente

E publikuar: 01/02/2022 21:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Anëtari i PSD-së, Dren Kukaj, ka thënë se aktualisht gjendet në stacionin policor ku po mbahet Dardan Molliqaj. Kukaj thotë se kryetari i PSD-së është arrestuar pa urdhërarrest.

Kukaj thotë se urdhërarrestin po mundohen ta shkruajnë në këto momente, pas arrestimit.

“Aktualisht gjendem në stacionin policor ku po mbahet Dardan Molliqaj. Nga ajo që kuptova është se i gjithë ai operacion policor është kryer pa urdhërarrest. Urdhërarrestin po mundohen ta shkruajnë tash”, shkruan Kukaj.

Kukaj thotë se kjo është joprofesionale.

“Nuk ka asgjë profesionale këtu. Gjithcka është e motivuar politikisht”, përfundoi ai.