Temperaturat e lartë të cilat po mbretërojnë këto ditë në Kosovë ka bërë që në qendrën emergjentë të shtohet numri i njerëzve që të kërkojnë ndihmë.
Ndonëse më vështirësi për shkak të kapaciteteve jo të mjaftueshme, Avdush Begolli tregon së po arrijnë të përballojnë fluksin e madh të pacientëve.
Edhe bashkatdhetarët po kanë problem me kohën e nxehtë për shkak të ndryshimit të kohës.
E dikush thotë që pensionistet nuk i kanë kushtet për tu freskuar në deti
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin e personave të moshuar gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit, posaçërisht për të moshuarit me sëmundje kardiovaskulare dhe sëmundje tjera kronike.
Sipas institutit, personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00 deri në orën 17.00 , po edhe personat tjerë me sëmundje të zemrës ose ata me diabet. Sipas udhëzimeve të Institutit, përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barërave, tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial.
Ndërsa, instituti hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se vendi ynë do jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga Afrika e Veriut. Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht me diell.