
US State Department Assistant Secretary of State for European and Eurasian Affairs Victoria Nuland smiles while holding a press conference at the US Embassy in Kiev on February 7, 2014. Washington’s top diplomat in Europe on February 7 refused to comment on a leaked phone conversation in which she used the f-word in regards to the EU’s handling of the Ukraine crisis. AFP PHOTO MARTIN BUREAU
Zyrtarja amerikane, Victoria Nuland, në fund të kësaj jave do ta vizitojë Kosovën, ku do të bisedojë me përfaqësuesit e partive politike në vend për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe për disa tema të tjera.
Derisa pozita shpreson se zyrtarja e lartë amerikane do t’i ndihmojë në këtë drejtim, përfaqësuesit e opozitës thonë se nuk bëjnë kompromise me territor.
Ndihmësja e sekretarit amerikan për Evropë dhe Euro-Azi, Victoria Nuland, në fund të kësaj jave (10 korrik 2016) do ta vizitojë Kosovës, ku pritet të diskutojë me përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës për zgjidhjen e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi, njëri nga kriteret e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.
Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, Nuland përpos demarkacionit, do të kërkojë nga drejtuesit e institucioneve të vendit edhe luftimin e korrupsionit, vazhdimin e dialogut me Serbinë etj./Zëri
















