Ministria e Shëndetësisë njofton të gjithë qytetarët se tashmë terminin mund ta caktojnë në verzionin LIVE dhe është i mundur nga qytetarët mbi moshën 18 vjeç.
Njoftimi i plotë:
Nga sot caktimi i terminit është në verzionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 18 vjeç.
Në vijim gjeni të shpjeguar procesin e caktimit të termineve për vaksinim kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/).
Hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19:
Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).
I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19

Hapi 1
Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.

Hapi 4
Caktoni datën dhe kohën e terminit për vaksinim.

Hapi 5
Shtypni butonin “Ndaj terminin”.
II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë
(Një person mund të caktojë termine për 5 persona të tjerë)

Hapi 1
Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3
Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.

Hapi 4
Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.

Hapi 5
Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

Hapi 6
Shtypni butonin “Ndaj terminin”.

INFORMATË SHTESË:
Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës:
1. Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19
2. Për informata rreth vaksinës
3. Për informata rreth procesit të vaksinimit
5. Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit
#Bashkëiadalim!


















