Lajm i mirë në shëndetësi: Nënshkruhet kontrata për furnizim me terapi për Sklerozën Multiple

E publikuar: 24/12/2019 16:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka nënshkruar sot kontratën e parë për furnizim me terapi për të prekurit nga Skleroza Multiple.

Nga tani e tutje, sipas Ismailit qytetarët s’do të kenë nevojë që të shpenzojnë shumë të mëdha parashë për këtë terapi, por që atë do e marrin falas në institucionet shëndetësore.

Ai është shprehur i lumtur me efektet e para të Listës së Barnave Esenciale.

Postimi i plotë:

Kam nënshkruar kontratën e parë për furnizim me Interferon- Beta 1a, terapi për të prekurit nga Skleroza Multiple. Meqenëse kjo terapi nuk ka qenë më herët pjesë e listës esenciale, shumë familje kosovare të prekura nga kjo sëmundje e rrallë janë varfëruar si pasojë e shpenzimeve të larta. Nga sot, ata nuk do të kenë nevojë që ta blejnë më atë por do ta marrin falas në institucionet tona shëndetësore. Për më tepër, edhe terapia e Ocrelizumab është në procedurë të blerjes. Shumë i lumtur me efektet e para të Listës së re të Barnave Esenciale. #BashkëeNdreqim.