Lajm i hidhur nga Iljasi i Shamikuqes

E publikuar: 27/02/2018 03:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

68-vjeçari është shtuar me urgjencë në spital dy javë më parë dhe iu nënshtrua menjëherë një operacioni në tru. Për median turke ka folur mjeku që ka kryer operacionin, Prof. Dr. Ergun Demirsoy, sipas të cili aktori rrezikon paralizën, shkruan tvKlan

Sipas lajmit të publikuar nga Gazeta Posta, Demirsoy ka sqaruar se aktori i njohur do t’i nënshtrohet një tjetër operacioni javën që vjen.

“Ka dëme serioze në arteriet që shkojnë në tru. Do përpiqem t’ia pastroj atë zonë që të zhbëhet rreziku i paralizës. Aktualisht ka rrezik paralize. Sot e kemi dërguar në shtëpi për të pushuar më mirë”, tha ai.

Kadir Inanir është një ndër aktorët më të respektuar në Turqi falë karrierës së tij të shtrirë në disa dekada. Në vitin 1978, Inanir  (Iljasi) sëbashku me Turkan Soray (Asya) luajtën rolet kryesore në Shamikuqja, një film shumë i famshëm edhe në Shqipëri.