Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka udhëtuar drejt Mitrovicës.
Me këtë rast ai është pritur nga kryetari Bedri Hamza, njofton Klan Kosova.
Lajçak në një prononcim para gazetarëve ka bërë të ditur se do të udhëtojë për në veri të Kosovës në mënyrë që ta kuptojë situatën më mirë.
“Këtë mbrëmje do të shkoj në veri, dua që ta kuptoj situatën dhe shpresoj që do të ketë një zgjidhje politike që do të na mundësojë ta zbatojmë plotësisht marrëveshjen”.