Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoană është takuar sot me , përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, përcjell Klan Kosova.
Lajçak po ashtu e ka njoftuar Këshillin Veriatantik mbi zhvillimet e fundit në veri të Kosovës, si dhe për përpjekjet aktuale diplomatike nga ana e BE-së.
“Bashkëpunimi i shkëlqyeshëm dhe i gjatë midis NATO-s dhe Bashkimit Evropian në rajon vazhdon që ta bëjë dallimin”, ka thënë Geoana.
“Selia e NATO-s, KFOR-i, Aleatët si dhe Bashkimi Evropian dhe OSBE-ja kanë qenë të palodhur në pëprjekjet e tyre për ta depërshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për t’i sjellë të dyja palët në tryezën e diskutimit, brenda kornizës së dialogut të udhëhequr nga BE-ja midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka shtuar ai.
“NATO-ja për dekada ka qenë e përkushtuar në stabilitetin në Ballkanin Perëndimor; misioni ynë i KFOR-it në tokë, me mbi katër mijë trupa është demonstrimi më i fortë i këtij angazhimi”.
Takimi mes tyre erdhi pas vizitës së fundit të Lajçakut në Prishtinë dhe Beograd.



















