Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, emisari i BE-së, Miroslav Lajçak
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Mostar.
Lajçak, mes tjerash thekson se me presidentin serb diskutoi për dialogun dhe për takimin e ardhshëm që do të kenë kryenegociatorët, njofton Klankosova.tv.
“Në Mostar fola edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për hapat e ardhshëm në dialog dhe për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve si dhe zhvillimet rajonale”, shkroi Lajçak.
“Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”.
Përndryshe, Vuçiq, ka thënë se biseda me emisarin e BE-së së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qenë e vështirë edhe për Kosovën, por edhe për Republikën Srëpska.