Lajçak thotë se u pajtua me Vuçiqin për hapat e radhës në dialog – nuk jep detaje

E publikuar: 19/06/2024 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dërguari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit të tij në Beograd ka zhvilluar vizitë me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Teksa ka ndarë pamje nga takimi me Vuçiqin, Lajçak thotë se me të u pajtua për hapat e ardhshëm në dialog.

Lajçak shkruan se me Vuçiq kishte në “diskutim të hapur mbi gjendjen aktuale në dialog”.

“Ne ramë dakord për hapat e ardhshëm për periudhën e ardhshme”, shkruan tutje Lajçak.

Lajçak fillimisht zhvilloi vizitë në Prishtinë, ai dje u takua me zv.kryeministrin Besnik Bislimi, nga ku tha se Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa për zbatimin e marrëveshjes, duke kujtuar se qasja në fondet e BE-së varet prej saj.