I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës.
Lajçak ka bërë thirrje për ulje të tensioneve.Lajcak përmes Twitterit ka thënë se duhet të mundësohet liria e lëvizjes në pjesën veriore.“I informova Shefat e Misioneve të BE-së mbi situatën në veriun e Kosovës.
Jam i shqetësuar dhe thërras për deeskalim të menjëhershëm. Është e rëndësishme që të ulen tensionet, të rikthehet atmosfera paqësore dhe të lejohet liria e lëvizjes.
Ne qëndrojmë të gatshëm për të lehtësuar bisedimet mbi të gjitha çështje e hapura të dialogut”, ka shkruar Lajçak.