Lajçak takon Kurtin në Davos: Patëm diskutim të thellë për çështjet aktuale urgjente

E publikuar: 18/01/2023 12:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka njoftuar se në Davos të Zvicrës në kuadër të “World Economic Forum” ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajcak thotë se e ka filluar ditën e tij me një diskutim të thellë me kryeministrin Kurti.

Ai thotë se në këtë takim në Zvicër kanë diskutuar rreth hapave të radhës në kuadër të dialogut për normalizim të raporteve dhe për çështjet aktuale që nuk presin dhe janë të natyrës urgjente.