Lajçak takohet me Osmanin, flasin për nevojën e një zgjidhjeje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë

E publikuar: 23/09/2022 00:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani në New York.

Lajcak përmes një cicërime në Twitter tha se kanë diskutuar për dialogun, pra për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Ai po ashtu theksoi se diskutuan edhe për nevojën e një zgjidhjeje konkrete mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në Nju Jork u takova me Presidenten e Kosovës@VjosaOsmaniPRKS . Ne vazhduam diskutimin tonë për rrugën përpara në Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe nevojën për zgjidhje konkrete”, tha ai.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit të saj në SHBA, Osmani ka takuar presidentin amerikan, Joe Biden, sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministren e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe personalitete të tjera.