Lajçak shkruan për takimin me Vuçiq në Nju Jork, i kërkon rizotim për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit

E publikuar: 25/09/2024 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në New York me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Përmes një njoftimi në “X”, të mërkurën, ka thënë se me Vuçiqin ka folur për nevojën e një ri-zotimi për zbatimin e aneksit të Ohrit.

“Këtë mëngjes fola me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, në margjinat e #UNGA. Ne diskutuam në detaje për ngjarjet e fundit në Dialog dhe nevojën për ri-zotim dhe zbatimin e Ohrit, gjithashtu “në dritën” e Planit të Rritjes për rajonin, nga BE.”