Lajçak shfaqet në Strasbourg, u jep informata europarlamentarëve për dialogun

E publikuar: 04/10/2023 20:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, është takuar në Strasbourg me disa eurodeputetë.

Ai është takuar me një pjesë të grupit progresiv S&D Group dhe EPP Group, të cilë i ka njoftuar për dialogun rreth integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Duke InformuarTheProgressive dhe EPPG group me më të fundit në Dialogun e djeshëm në Strasburg. Mirënjohës për mundësinë e një diskutimi tërheqës dhe interesin për punën tonë në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme të punojmë së bashku për ta bërë realitet integrimin e rajonit në BE“, ka thënë Lajçak.

Lajçak ka vizituar shpesh Kosovën dhe Serbinë si emisar për dialogun Kosovë – Serbi.

Por situata në teren ka eskaluar, më 24 shtator një grup terrorist ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke e vrarë policin, Afrim Bunjakun.