Emisari i BE-së, Miroslav Lajcak, ka thënë se është urgjentisht e nevojshme që të gjendet një zgjidhje politike pas situatës së fundit të krijuar në veri të Republikës së Kosovës.
Nga Bratisllava, Lajcak ka thënë se dhuna është e papranueshme.
“Gjatë dy ditëve të fundit kam marrë pjesë në “Globsec”. Përgjatë takimeve dhe bisedave kemi folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, në mënyrë të veçantë për tensionet dhe eskalimin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë urgjente për zgjidhje politike. Dhuna është e papranushme”, ka shkruar Lajcak.
Over the last two days, I attended @GLOBSEC. During my many meetings and conversations, I discussed the situation in the Western Balkans, in particular the tensions and escalation in the north of Kosovo. We urgently need a political solution. Violence is not acceptable. pic.twitter.com/Im1a2K13gt
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 31, 2023