Lajçak për takimin me Kurtin: Folëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe planifikuam hapat e ardhshëm

E publikuar: 06/12/2022 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar sërish lidhur me takimin që pati me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, këtë të martë.

Lajçak thotë se me Kurtin kanë diskutuar rreth normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe se kanë planifikuar hapat e ardhshëm, njofton Klankosova.tv.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe planifikimi ynë për hapat e ardhshëm u shfaqën në mënyrë të dukshme në takimin tim me kryeministrin Albin Kurti mëngjesin e sotëm në Prishtinë. Ne e shfrytëzuam takimin tonë edhe për të diskutuar situatën në veri të Kosovës dhe energjinë”, ka shkruar Lajçak në Twitter.