Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se në bisedimet e sotme kanë shënuar një hap përpara.
Sipas Lajçakut sot dy kryenegociatorët janë pajtuar që të mbajnë raundin e dytë të bisedimeve për pretendimet financiare dhe pronat, raporton Gazeta Express.
“Sot ne bëmë një hap tjeër drejt marrëveshjes gjithëpërfshirëse për normalizim duke mbajtur edhe raundin e dytë të bisedimeve mbi pretendimet financiare dhe pronën. Poashtu ishte hera e parë që kryenegociatori i ri serb Petar Petkovic iu bashkua diskutimeve tona. Vazhdon së shpejti”, ka shkruar Lajcak në Twitter.