Lajçak nis angazhimet edhe në terren, takon presidentin malazez para liderëve në Kosovë e Serbi

E publikuar: 09/06/2020 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak ka nisur takimet me liderët e rajonit të Ballkanit Përendimor.

I pari që Lajçak ka takuar, është presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, shkruan lajmi.net.

Takimi, siç ka bërë të ditur Lajçak ka ndodhur në Bruksel, dhe se në të është diskutuar për të gjithë rajonin e Ballkanit dhe integrimin euro-atlantik.

“Shumë i gëzuar të takoj presidentin Gjukanoviq në Bruksel sot, dhe të vazhdojmë diskutimet tona për zhvillimet në rajon si dhe procesin integrues evropian”, ka shkruar ai.

Lajçak ndërkohë pritet që këto ditë ta vizitojë edhe Kosovën dhe Beogradin.

Vizita e tij është konfirmuar nga vetë Bashkimi Evropian për lajmi.net, të cilët kanë theksuar se takimet kokë me kokë të Lajçak me liderët e rajonit do të ndodhin menjëherë pas heqjes së kufizimeve të transportit ajror për shkak të pandemisë.

“Miroslav Lajcak planifikon të udhëtojë në rajon për të parë homologët e tij personalisht menjëherë kur të hiqen kufizimet aktuale të udhëtimit dhe të rivendosen lidhjet e transportit. Takimet personale janë mënyra më e mirë në të cilën funksionon diplomacia dhe janë pjesë e punës së përditshme të çdo diplomati dhe përfaqësuesi të BE-së”, kanë thënë nga BE për lajmi.net.