Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka njoftuar se gjatë kësaj javë ka zhvillua rnjë vizitë në Londër për të diskutuar zhvillimet që lidhen me Ballkanin Perëndimor dhe për të diskutuar prioritetet e qeverisë së re në raport me rajonin, shkruan Gazeta Express.
Lajcak ka thënë se mezi pret për të nisur përpjekjet e përbashkëta në mes të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së për rajonin.
“Pata një vizitë shumë të dobishme në Londër në fillim të kësaj jave për të diskutuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe prioritetet e qeverisë së re kundrejt rajonit. Mezi presim 🇪🇺🇬🇧 bashkëpunimin BE- Mbretëri e Bashkuar për përpjekjet e përbashkëta në rajon”, ka shkruar Lajcak.
I pranishëm në një prej takimeve ka qenë edhe ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti dhe Catherine Ashton. Në një fotografi që Lajcak ka publikuar nga takimi me emisarin britanik Stuart Peach, në tavolinë shihet edhe një hartë e rajonit.
Had a very useful visit to London earlier this week to discuss the developments in the Western Balkans and the priorities of the new government vis-à-vis the region. Looking forward to 🇪🇺🇬🇧 cooperation and joint efforts in the region. pic.twitter.com/e43il23D8t
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 11, 2024