Lajçak në Itali informon për zhvillimet në dialog

E publikuar: 18/11/2021 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një takim me nënsekretarin italian të shtetit Benedetto Della Vedovam për zhvillimet e fundit në Ballkan.Ai gjithashtu falënderoi Italinë për mbështetjen që i ka dhënë atij në rolin ndërmjetësues të dialogut.

“E përditësova për gjendjen aktuale të dialogut dhe hapat që kemi përpara. Faleminderit Italisë për mbështetjen e saj të madhe për punën time dhe integrimin e rajonit në BE”.Takimi i fundit mes Kosovës dhe Serbisë në nivel teknik ishte më 16 nëntor. Lajçak zhvilloi takime të ndara me kryenegociatorët, por nuk pati takim trepalësh.