I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka komentuar takimet që i zhvilloi sot, në kuadë të vizitës së paparalajmëruar në vendin tonë.
Përmes fotografive, Lajçak tregon se është takuar me komandantin e KFOR-it, në Kosovë, Ozkan Ulutas, me ambasadorët e akredituar dhe me liderët e partive opozitare.

Këto takime ai i ka quajtur produktive dhe me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialog.
“Sot pata një ditë shumë produktive në Kosovë me shkëmbime të mira për zhvillimet e fundit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe rrugën përpara. Falënderoj të gjithë bashkëbiseduesit e mi për rolin dhe mbështetjen e tyre aktive.”


















