Lajçak: Jemi partnerë – nuk vijmë me kërcënime apo ultimatume, por propozimi është më i miri

E publikuar: 25/01/2023 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, ka thënë në Rubikon me Adriatik Kelmendin, se pret nga Kosova dhe Serbia, që ta pranojnë planin dhe ta nënshkruajnë atë.

Ai mes tjerash u shpreh se nuk vijnë me kërcënime apo ultimatume, rreth kësaj çështjeje, për shkak se qëllimin e kemi drejt normalizimit të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd, transmeton klankosova.tv.

”Jemi duke zhvilluar diskutime ndaras me palët dhe kur t’i bashkojmë do të presim që planin ta pranojnë, ta nënshkruajnë dhe ta zbatojnë natyrisht, pra të sigurohemi që ajo që do të nënshkruhet edhe të zbatohet”.

”Ne jemi partnerë, nuk vijmë me kërcënime ose ultimatume, besoj se është një grup vërtetë serioze dhe kemi qëllimin më të mirë që me të vërtetë të zhvendosim cilësinë e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivel më të lartë”.

Teksa ai ka komentuar edhe raportimet e mediumut serb, Danas, i cili publikoi ditë më parë një verzion të planit të propozuar për të dyja palët.

”Është i afërt por nuk është i njëjti, mos të luajmë me këtë, kjo është filozofia”.

Megjithatë Lajçak nuk ndërron qëndrim, teksa thotë se propozimi është më i miri i mundshëm.

”Nuk do të komentoja të njerëzit tjerë, por kemi pasur një diskutim shumë serioz se përse ky propozim është i mirë, vërtetë besojmë se është propozimi më i mirë i mundshëm dhe çfarë do të sjellë? cilat do të jenë pasojat e arritjes së marrëveshjes dhe çfarë mund të presim nëse nuk arrihet marrëveshje”.

”Jam kthyer për të vazhduar diskutimet”.