Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, falënderoi Gjermaninë përmes Twitterit për theksimin e “mbështetjes së fortë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.
“Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme të Gjermanisë për punën time dhe bisedimet e rëndësishme që mbajta në Berlin se si të avancohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE. Ne ramë dakord se kjo është më e rëndësishme se kurrë në kontekstin e sotëm gjeopolitik”, shkroi Lajçak.