Lajçak e uron Kurtin, ia përmend menjëherë rinisjen e dialogut

E publikuar: 23/03/2021 10:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka uruar kryeministrin e zgjedhur Albin Kurti,.

Lajçak ka shkruar në Twitter se BE-ja është gati të lehtësojë dialogun me Serbinë.

“Urime Albin Kurti në zgjedhjen tënde si kryeministër. Të uroj suksese në përmbushjen e pritjeve të mëdha të qytetarëve të Kosovës. BE-ja është gati të lehtësojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë”, ka shkruar Lajçak.

Albin Kurti sot ka pranuar detyrën e shefit të ekzekutivit nga paraardhësi i tij Avdullah Hoti.

Pas pranim-dorëzimit të detyrës, qeveria e re do të mbajë mbledhjen e parë të saj.