Pas takimit të djeshëm në Bruksel, emisari special i BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak është takuar me emisarin e ShBA’së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Lajcak, përmes një cicërime në Twitter, tha se në takimin me Escobar u koordinuan për hapat e ardhshëm në takimin e radhës që do të mbahet rreth mes-marsit.
“Pas takimit të djeshëm të nivelit të lartë, 🇺🇸Zëvendës Asistenti Escobar dhe unë u ulëm për të koordinuar hapat e ardhshëm në prag të takimit të ardhshëm. U pajtuan për rëndësinë e marrëveshjes për modalitetet e zbatimit dhe nevojën për të zbatuar të gjitha marrëveshjet ekzistuese të Dialogut”.
Kujtojmë, se dje Kurti dhe Vuçiq kanë zhvilluar një takim në Bruksel, bashkë më ndërmjetësuesit, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajcak.
Ky takim përfundoi pas disa orësh bisedime, ku të dyja palët u dakorduan për propozimin franko-gjerman, por nuk u nënshkrua asnjë marrëveshje