Lajçak e Escobar arrijnë në Qeveri, takohen me Kurtin

E publikuar: 13/12/2022 17:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe zv.ndihmëssekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar janë takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, raporton Ekonomia Online.

Siç ka mësuar EO, temë diskutimi ishte gjendja në veri të vendit, planin evropian për marrëveshjen mes dy shteteve dhe për datën e mundshme për takimin e ardhshëm në mes krerëve të shteteve në Bruksel.

Emisari i BE-së ishte në Kosovë edhe javën e shkuar, për të sjellë atë që po cilësohet version i ri i planit “evropian” për marrëveshjen Kosovë-Serbi.